E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e fundit e BE’së

Pas disa muajsh negociata, Bashkimi Europian arriti të mbledhë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një samit jozyrtar në Sarajevë për të konfirmuar perspektivën e tyre europiane, të cilën Brukseli e vlerëson si sfidën e fundit për bashkimin e Europës.

Në Samitin që mbahet sot do të marrin pjesë 48 delegacione nga vendet e rajonit, shteteve të BE’së, SHBA’ja, Rusia, Turqia dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Europën e bashkuar dhe demokratike”, ka thënë të martën Shefja për politikë të jashtme, Catherine Ashton.

Baronesha Ashton dhe komisionari për Zgjerim, Stefan Fuele janë zyrtarët më të lartë të BE’së që kanë udhëtuar për në Sarajevë.

Konferenca do të mbahet sipas formatit Gymnich, pa u përmendur emrat e shteteve pjesëmarrëse.

Është konfirmuar pjesëmarrja e 29 zyrtarëve të lartë, kryesisht ministra të jashtëm të shteteve të BE’së dhe Ballkanit, si dhe katër zëvendësministra dhe shtatë sekretarë shtetesh.

Edhe pse më herët kishte paralajmëruar pjesëmarrjen, Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, papritmas ka anuluar pjesëmarrjen. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westervelle nuk do të vijë në Sarajevë, por ka dërguar sekretarin shtetëror të Ministrisë. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Nënsekretari amerikan, James Steinberg si dhe Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›