Hyseni: Roli i Shqipërisë i veçantë
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni priti sot në një takim lamtumirës të Ngarkuarin me Punë të Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Arben Cejku, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë pasur gjatë mandatit të tij. Edhe një herë në këtë takim, ministri Hyseni, shfrytëzoi rastin për të falënderuar diplomacinë e Shqipërisë për për ndihmën e madhe dhe të vazhdueshme që ka dhënë në konsolidimin e shtetit të Kosovës, e posaçërisht ndihmën për vendosjen e misioneve të para diplomatike të Kosovës në botë.
Ministri Hyseni po ashtu i vlerësoi lart përvojat e bashkëpunimit me z. Çejku dhe gjithë stafin diplomatik të Shqipërisë në Republikën e Kosovës. “Roli i të gjitha vendeve që e kanë mbështetur Kosovën ka qenë shumë i rëndësishëm, mirëpo roli i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i veçantë”, theksoi ministri Hyseni duke kërkuar që ky bashkëpunim të mbetet edhe në të ardhmen.