E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Tërheqim trupat nga Iraku, SHBA ka bërë gabime

Presidenti Barack Obama në televizionin "Al Arabiya"

Presidenti Barack Obama u shpreh me karakteristika sinqeriteti në televizionin "Al Arabiya" duke thënë se shpesh herë në të kaluarën Shtetet e Bashkuara kanë përdorur diktatin. Respekti do të jetë zëri i ri, ka thënë presidenti amerikan

Tiranë, 27 janar 15:59 NOA  I plotë- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka siguruar shtetasit arabë se do të ketë marrëdhënie të mira me vendet e tyre duke zbatuar sikundër tha, vetëm parimin “dëgjo dhe mos dikto”.

Obama u përpoq të demonstronte doza sinqeriteti, në intervistën e parë pas përurimit si president, që e dha për televizionin "Al Arabiya".

Obama ka pranuar se shpesh herë në të kaluarën Shtetet e Bashkuara kanë përdorur diktatin. 
Por tashmë kjo ka ndryshuar, tha Obama, duke theksuar se respekti do të jetë zëri i ri.

Ai kujtoi faktin se ka anëtarë të familjes myslimanë dhe se ka jetuar ne vende myslimane.
Kurse shtoi se nuk ka më kohë për të humbur në angazhimin për problemet në Lindjen e Mesme.
"Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që Shtetet e Bashkuara të angazhohen menjëherë. I dërguari ynë George Mitchell ka eksperiencë ndërkombëtare në arritjen e marrëveshjeve paqësore", - tha Obama.

“Dhe ajo që i sugjerova atij, - plotësoi Presidenti, - është të fillojë me të dëgjuarit pasi shumë shpesh Shtetet e bashkuara kanë filluar me diktate në të kaluarën dhe se ne nuk e dimë gjithmonë se cilët faktorë janë të përfshirë. Pra njëherë të dëgjojmë".

Diplomati amerikan sot e filloi vizitën në rajon. Ai fillimisht do të qëndrojë në Egjipt pasi presidenti Hosni Mubarak doli si ndërmjetësuesi kryesor mes Izraelit dhe palestinezëve në konfliktin e Gazës.

Presidenti i ri amerikan ka folur dhe për konfliktin në Lindjen e Mesme kur tha se Izraeli dhe palestinezët duhet të kuptojnë se rruga të cilët aktualisht ndjekin nuk do t'iu sjell mirëqenien, dhe se janë ata që duhet marrin vendime të vështira për të arritur paqen.
Këtu Obama, duke njoftuar edhe se gjatë tre muajve në vazhdim do të zhvillojë një tur vizitash në vendet arabe, paralajmëroi një qasje për tërë rajonin.
Por analistët vlerësojnë se bisedimet me Izraelin mund të hasin në vështirësi për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve më 10 shkurt.

"Mendoj se është e pamundur për ne të mendojmë vetëm për konfliktin izraelito-palestinez dhe të mos mendojmë se çfarë po ndodh me Sirinë, Iranin, Libanin, Afganistanin dhe Pakistanin. Këto çështje janë të ndërlidhura", tha Obama.
Ndërkaq presidenti i Sirisë, Bashar al Assad ka thënë se është i gatshëm për bisedime pa kusht me administratën e re amerikane. Ai shtoi se inagurimi i Barack Obamas ka rritur shpresat për një marrëveshje paqe në Lindjen e Mesme.

Ndërsa në lidhje me Iranin, Obama shprehu gatishmërinë për negociata kur tha: “Nëse ata do të jenë të disponueshëm për të ulur grushtin, do të gjejnë dorën e zgjatur nga ne.
"Mendoj se do të ishte e rëndësishme për ne të tregojmë gatishmëri për bisedime me Iranin, për të shprehur qartë se cilat janë dallimet tona, por edhe se cilat janë rrugët potenciale të progresit. Gjatë muajve të ardhshëm do të përgatisim kornizat dhe mënyrat e çasjes. Dhe sikurse thashë gjatë fjalimit inagurues, nëse vende si Irani janë të gatshme për të ulur grushtin, do të gjejnë dorën e zgjatur nga ne", tha presidenti Obama. 
Por që Irani të ulë grushtin, - tha Obama, - duhet se pari t'i bindet direktivave të Këshillit të Sigurimit për ndaljen e programit bërthamor. Këtë gjë, lidershipi iranian ka thënë se kurrë nuk do ta bëjë.

e.l/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›