E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia heq dorë nga raketat në Kaliningrad

Moskë - Rusia ka hequr dorë nga dislokimi i raketave “Iskander” në Kaliningrad. Sipas Interfaks, realizimi i këtij projekti është pezulluar sepse admnistrata e re amerikane nuk po e përshpejton programin për dislokimin e mburojës së saj antiraketë në Poloni dhe në Republikën Çeke. Ndërkohë presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka deklaruar në fjalimin drejtuar Kombit, më 5 nëntor, se Rusia do të dislokonte raketa në rajonin e Kaliningradit, enklavë ruse e rrethuar nga vende të BE-së. Gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Barak Obama, Medvedev kërkoi rishikim dhe përmirësim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›