E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i merr jetën të resë në Lushnjë

Zamira Mita 21 vjeç nga fshati Dushk ka gjetur vdekjen, teksa është përplasur nga një automjet me targa të Tiranës, i drejtuar nga shtetasi H. Zaçe. E reja ka marrë plagë të rënda pas aksidentit, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital nga drejtuesi i mjetit.

Megjithatë, plagët e marra nuk i dhuruan më shumë jetë 21-vjeçares, e cila vdiq në spital. Policia bëri të ditur se 21-vjeçarja ka kaluar trafikndarësin në rrugë mes dhjetëra makinave që lëviznin me shpejtësi, ndërsa njëra prej tyre ishte fatale për të.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›