E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun dhe Zapatero, mbeshtetje Shqiperise per integrimin

Kryeministrit Berisha, vazhdojne t'i vijne urimet e lidereve boterore per rizgjedhjen. Dje kryeministri u pergezua nepermjet telegrameve te urimit nga homologu i tij britanik, Gordon Braun dhe nga kryeministri spanjoll, Zapatero. Ne telegramin e tij, Braun gjen rastin per te theksuar mbeshtetjen e Britanise ne rrugen e integrimit te vendit tone ne Evrope. Ai shprehu bindjen se qeveria do te drejtoje perpjekjet per angazhimin e te gjithe politikaneve dhe partive politike shqiptare ne politiken e dialogut dhe veprimit per te stimuluar reformen ne drejtesi dhe se do te luftohet me vendosmeri krimi i organizuar. Ne telegramin e tij, Zapatero thekson gatishmerine personale dhe te qeverise se Spanjes per te vazhduar forcimin dhe thellimin e marredhenieve ndermjet dy vendeve tona.

Meta-Jones: Zgjedhjet, me te mirat deri me sot

"Shqiperi-SHBA, bashkepunim

i shkelqyer ne gjithe fushat"

Shefi i diplomacise shqiptare, njeheresh zv/kryeminister, Ilir Meta ne kuader te vizites ne Nju Jork i takua dje dhe bisedoi me zv/ndihmes Sekretarin e Shtetit te SHBA-ve, Stuart Jones dhe ministrat e Puneve te Jashtme te Qipros dhe te Rumanise. Krahas takimeve dypaleshe, Meta mori pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te Kartes se Adriatikut, A5. Ne fjalen e tij ne kete aktivitet, Meta beri nje pasqyre te kontributit te Shqiperise, ne drejtim te luftes kunder terrorizmit dhe ruajtjes se paqes e sigurise ne bote. Gjate takimit me zyrtarin e larte amerikan Jones, u bisedua mbi ceshtjet e bashkepunimit dypalesh midis Shqiperise dhe SHBA-se dhe zhvillimet me te fundit ne Shqiperi. Nga ana e tij, Jones, shprehu vleresimin per zgjedhjet si me te mirat e zhvilluara deri me sot dhe gatishmerine e mazhorances per te bashkepunuar me opoziten, ne funksion te reformes zgjedhore dhe permbushjen e verejtjeve dhe sugjerimeve te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR-it. Po keshtu dy bashkebiseduesit diskutuan edhe per rolin e Shqiperise, ne rajon dhe angazhimin e saj ne luften kunder terrorizmit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›