E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni-Tadiçit: Lërini të qetë serbët e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni i ka bërë thirrje presidentit serb Boris Tadiç që të ndalojë ndërhyrjet të cilat pengojnë vendosjen e ligjit në Kosovë.

"Të ndalen ndërhyrjet penguese në Kosovë sepse po minojnë përpjeket tona të përbashkëta për të vendosur sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën."
"I bëj thirrje presidentit Tadiç që ju lutem për hir të serbëve që jetojnë në Kosovë i lini të punojë me ne për shërbimet e tyre dhe flisni me ne për ato çështje praktike që do të ndihmojnë raportet mes dy vendeve por do të kenë ndikim edhe në mirëqënien e komuniteti serb në Kosovë" theksoi më tej Hyseni.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni duke iu referuar ngjarjeve në Mitrovicë ka theksuar se qeveria e Kosovës po punon me ndërkombëtarët për zbardhjen e ngjarjes.

"Policia e Kosovës do të punojë ngushtë me ndërkombëtarët në pjesën veriore të Kosovës në përpjekjet për të gjetur autorët e ngjarjes në Mitrovicë dhe për t'i vënë ata para drejtësisë" theksoi Hyseni.

Gjithashtu Hyseni theksoi se Kosova do të vazhdojë të punojë për të plotësuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e popullsisë së saj serbe.

"Kosova nuk mund të shpërblejë ata që shkaktojnë dhunën dhe ne do të ishim të fundit që do të mbronin dhunën pasi i jemi nënshtruar dhunës për 1 shekull dhe e dimë saktësisht se kush e ka shkaktuar këtë dhunë" theksoi më tej Hyseni.

Gjithashtu Hyseni theksoi se GJND-ja dhe vendimi i saj pritet së shpejti dhe se Kosova është e bindur që vendimi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm pasi sipas tij kosovarët nuk kanë dyshime në drejtësinë ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›