Hyseni: Vendimii GJND-së pro pavarësisësë Kosovës
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, beson fuqishëm se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë pozitiv për Kosovën.
Ai ka thënë se argumentet e Kosovës të dërguara në GJND “na bëjnë të besojmë në një vendim pozitiv të GJND-së, vendim i cili do ta rikonfirmojë edhe njëherë pavarësinë e Kosovës”.
Hyseni ka thënë se një vendim i mundshëm në favor të Serbisë nënkupton qëndrimin e GJND-së kundër lirisë së një populli. Megjithatë, ministri qartësoi se kjo mund të jetë vetëm një hamendje, duke qenë se, sipas tij, vendimi i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Kosovës shprehu besimin se pas vendimi të GJND-së që do të jetë me 22 korrik, për Kosovën do të vijnë njohje të reja, nga vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe kanë pritur një opinion të GJND-së, para se ta bëjnë këtë.
(m.a/tg/BalkanWeb)