Vizat, Fajon:Presim raportine ekspertëve
BRUKSEL- Gjatë një interviste për Deutsche Welle europarlamentarja Tanja Fajon ka shprehur qartë mendimin e saj se Shqipëria e Bosnja kanë bërë progres të dukshëm për të përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Sipas Fajon, pritet edhe raporti i ekspertëve për këto vende që PE të hapë më pas dritën jeshile për Shqipërinë, nga fundi i vitit, shton Fajon.
“Të dyja vendet muajt e fundit kanë shënuar një progres të dukshëm. Presim raportin përfundimtar të ekspertëve që këtë javë ndodhen në Shqipëri, kurse javën e kaluar ishin në B-H. Shpresoj që në shtator, kur ata të kthehen, raporti i tyre do të jetë pozitiv. Ndërkohë kërkesat duhet të plotësohen, e kam fjalën për kërkesat teknike të vendosura nga Komisioni Evropian. Shpresoj që të ecim shpejt deri kur Parlamenti Europian të hapë dritën e gjelbër përfundimtare për Bosnjë – Hercegovinën dhe më pas për Shqipërinë aty nga fundi i këtij viti.”- tha për Deutsche Welle.
Fajon ka përmendur edhe plotësimin e kritereve teknike si dhe zgjidhjen e krizës politike nga Tirana zyrtare. Sipas saj edhe pse procesi është teknik, vendimi që merret në fund është politik. “Natyrisht për BE është e rëndësishme të shikojë tek Shqipëria një vend me demokraci të qëndrueshme pasi Shqipëria ka përjetuar muajt e fundit krizë të madhe politike. Është shumë e rëndësishme që qeveria e Tiranës të përpiqet të plotësojë kriteret teknike dhe të mendojë se çfarë ka përtej liberalizimit të vizave, të jetë e dedikuar ndaj procesit të integrimit europian. Ajo duhet të arrijë një kompromis për zgjidhjen e krizës politike, të sigurojë dialogun politik mes partive dhe një mjedis të stabilizuar politik në vend. Gjithsesi liberalizimi i vizave është një proces teknik, me shumë kërkesa dhe jo një proces politik. Por në fund merret një vendim politik. Prandaj është i rëndësishëm një bashkëpunim i mirë, i ndershëm, rezultate reale në terren, stabilitet politik”- deklaroi Fajon.
(m.a/BalkanWeb)