E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten 3 malazezë në Lezhë-Shkodër

Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Kallmetit ku dy persona me motorr kanë grabitur 3 shtetas malazezë.

Sipas informacioneve të para mësohet se shtetasit malazezë kishin mbërritur nga SHBA-ja në Rinas dhe po ktheheshin në vendin e tyre.

Mësohet se dy grabitësit kanë pasur në kokë skafandër dhe nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur shtetasve malazezë përveç 20 mijë dollarëve edhe dokumentat amerikane.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po bën të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›