E Shtunë, 31 Tetor 2026

U jepet titulli 13 avokatëve të rinj të shtetit

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani dhe Ambasadori spanjoll Emanuel Montobio çertifikuan 13 avokatë të rinj të shtetit. Ky projekt dy vjeçar i iniciuar nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, Agjensisë Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, Avokatura e Shtetit dhe në bashkëpunim nga Shkolla e Magjistraturës plotësoi 13 vendet vakante për avokate shteti në nivel ministrie dhe në nivel qendror.
Gjatë ceremonisë u theksua se pa vullnet politik nuk do të ishte realizuar asgjë, ndërsa u nënshkrua dhe memeorandumi i bashkëpunimit ndërmjet avokatëve spanjollë dhe avokatë të shtetit shqiptar në forcimin e kuadrit ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›