Hyseni merr pjesë në Konferencën e Pragës
Pragë -Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Skënder Hyseni, ka marrë sot pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Nga rënia e Perdes së Hekurt më 1989 deri në zgjerimin e BE-së në vitin 2004: Ideja e Evropës në Transformimin Demokratik në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore”. Konferenca u mbajt në njëzetvjetorin e rënies së Perdes së Hekurt dhe në ditën kur Republika Çeke shënoi pesë vjetorin e hyrjes së saj në Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës, u hodh një vështrim në ngjarjet të cilat e karakterizuan Evropën në vitin 1989, dhe në rëndësinë që këto zhvillime kanë pasur në procesin e integrimeve evropiane.
Në konferencë morën pjesë personalitete të larta, të cilët u përqendruan në rolin e zgjerimit të BE-së dhe ribashkimin e vendeve të Evropës, zhvillimin e demokracisë në Evropë pas rënies së Perdes se Hekurt, në vlerat demokratike për funksionimin e demokracisë dhe ruajtjen e kujtimeve për ngjarjet e të kaluarës.
Në vazhdën e kësaj konference, Ministri Hyseni u takua me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, z. Olli Rehn, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, z. Karel Shuarcenberg, me Zv/Kryeministrin e Republikës Çeke për Çështje Evropiane, z. Aleksander Vondra, Komisionerin Evropian për Arsim, Trajnim, Kulturë dhe Rini, z. Jan Figel, me anëtaren e Parlamentit Austriak dhe ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, znj. Ursula Plasnik, dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal të Evropës Juglindore, z. Hido Bishçeviq. Gjithashtu, Ministri Hyseni ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Milan Roçen dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Sven Alkalaj.
Në këto takime, është theksuar rëndësia e perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe nevoja që ky proces të mbështetet nga ana e Bashkimit Evropian. Po ashtu është theksuar rëndësia e heqjes së vizave për hyrje në Bashkimin Evropian, për qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.