Sulmohet vetura e zyrtarëve të EULEX-it
Mitrovicë - Persona të panjohur për policinë kanë sulmuar mbrëmë rreth orës 20:00 një makinë të EULEX-t me koktej mollotovi në momentin kur ajo po kalonte në pjesën veriore te Mitrovicës, duke shkuar drejt objekti të Gjykatës Komunale. Sipas burimeve te policisë nga ky sulm nuk ka pas të plagosur.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale, Besim Hoti, mbrëmë një grup personash në veri të Mitrovicës sulmuan një veturë të policisë së EULEX-it, e cila i përkiste kontingjentit rumun.
Ajo është gjuajtur me gurë dhe ndezje “molotovi” nga një grup personash të panjohur. Mësohet se nuk ka të plagosur, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet rreth ngjarjes.
Rasti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 20:10, në kohën kur automjeti zyrtar i tipit “URO” me targa “EU” ishte në lëvizje në rrugën “Knjaz Millosh” në drejtim të stacionit policor në veri të Mitrovicës.
Në bazë të deklaratave të siguruara nga zyrtarët e sulmuar, mësohet se një grup prej tre personash që besohet të jenë të moshës rreth 20 vjeçar, kanë sulmuar veturën në lëvizje dhe më pas kanë ikur në drejtim të paditur.
Rasti është iniciuar si vepër penale “Sulm ndaj personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.