Hyseni takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe
Nju Jork - Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Amr Moussa, në një takim të përzemërt në mjediset e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Sipas njoftimit të MPJ-së, ministri Hyseni i deklaroi Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe se Kosova ka arritur shumë në planin e shtet-ndërtimit, dhe se Kosova është kthyer në faktor të fuqishëm stabiliteti në rajon.
Ai i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit dhe kërkoi mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga vetë Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anëtare të Ligës.
Sekretari i Përgjithshëm Moussa mirëpriti kërkesën e Ministrit Hyseni që të vendoset një komunikim i rregullt.
Ministri Hyseni i kërkoi Sekretarit Moussa që Kosovës t’i mundësohet prania në ngjarje që organizohen nga Liga Arabe me qëllim të përçimit të mesazhit nga Kosova përmes përfaqësuesve legjitimë të saj.