Çekia nuk do të zvogëlojë trupat në Kosovë
Prishtinë - Republika çeke nuk mendon të zvogëlojë vitin e ardhshëm numrin e ushtarëve të dislokuar në Kosovë. Këtë fakt e bën të ditur vetë ministri i Mbrojtjes çeke, Martin Bartak, gjatë një vizite në selinë e kontingjentit çek në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
“Brenda dy javësh ministrat e NATO-s do të takohen, dhe do të vendosin për zvogëlimin gradual të njësiteve të KFOR-it”, deklaroi Bartak. Ai shtoi se është planifikuar që numri i ushtarëve nga 33 vendet e ndryshme të reduktohet në 10 mijë.
Republika e Çekisë ka rreth 500 trupa në Kosovë. /REL/