E Shtunë, 31 Tetor 2026

A (H1N1),në fillim vaksina për punonjësit e shëndetësisë

Zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia tha se punonjësit e shëndetësisë kanë probabilitetin më të madh për t’u prekur nga ky virus, për shkak të kontakteve të para me të prekurin nga virusi. Ndërkohë, vaksinimi i grupeve të rriskut pritet të fillojë brenda disa javësh, program i cili mbulohet nga MSH.

Aktualisht, ky dikaster po punon për përfundimin e procedurave të prokurimit të vaksinës kundër gripit pandemik A (H1N1). Krahas punës për ndërgjegjësimin e të gjithë popullatës lidhur me masat higjenike përmes spoteve televizive dhe fushatave të tjera mediatike, po punohet në mënyrë më specifike me mjekët e shkollave, si dhe po bashkëpunohet me personelin e sistemit arsimor me qëllim kufizimin maksimal të qarkullimit të virusit në shkolla. Deri tani në vendin tonë janë konfirmuar 44 raste të prekur nga virusi A (H1N1).

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›