Burgim te perjetshem per Mubarak

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak është shpallur fajtor për vrasjen e protestuesve një vit më parë. Mubarak është dënuar me burgim të përjetshm. Gjykata e Lartë në Kajro e ka dënuar ish presidentin 84 vjecar pas një procesi gjyqësor që zgjati 10 muaj. Mubarak është ish lideri I parë që përballet me nëj process gjyqësor që nga fillimi I Pranverës arabe në fillim të vitit 2011. Egjiptianët ishin mbledhur më parë para ndërtesës së akademisë së policisë në Kajro, duke kërkuar dënimin e tij me vdekje. Por ata kanë festuar dhe kanë pritur me brohorima dënimin me burgim të përjetshëm. Me qindra forca policore kanë qenë në gatishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll. Edhe dy djemtë e Mubarakut kanë qenë në këtë process gjyqësor së bashku me ish ministrin e brendshëm si dhe me gjashtë zyrtarë të lartë. Akuza kishte ëkrkuar dënimin me vdekje për Mubarak. Por gjithësei ky mbetet një vendim historic sipas analistëve, pasi ai është kreu I parë I shtetit që ëshët gjykuar dhe është dënuar nga gjykata e popullit të tij. Por dhe akuza mbart shumë simbolikë, bashkëpunim për vrasjen e 850 manifestuesve gjatë revoltës, një vit më parë, që e detyroi dhe të largohej nga pushteti dhe të arratisej. Por ai akuzohej dhe për korrupsion. Ish presidenti egjiptian I shtrirë në nëj barelë dukej I qetë. Ai mbante size të errëta dhe një veshe sportive bezhë. Televizioni shtetëror egjiptian e ka transmetuar direkt procesin gjyqësor. Pork y gjyq nuk ishte vetëm në interesin e egjiptianëve por edhe në arenën ndërkombëtare. Tashëm Mubarak mund t’I drejtohet gjykatës së apelit. Ndërsa media shtetërore egjiptiane ka bërë të ditur se ua ka shitur pamjet e gjyqit mediave ndërkombëtare për rreth 10 mijë dollarë.