Australi qindra dele ne autostrade
Një kamion është përplasur në një autostradë në Melburn të Australisë, duke përhapur dhe kaos në qarkullimin e automjeteve. Qindra dele, të cilat ndodheshin në rimorkion e kamionit kanë dalë në rrugë, ndërsa kanë shpërqendruar në timon shoferët, që drejtonin automjetet e tyre me shpejtësi mbi 100 km në orë siç kërkonin dhe parametrat e rrugës. "Rimorkio e kamionit të përplasur u var mbi me anën e urës, Freeëay Princess duke rrëzuar rreth 400 dele poshtë",-raportoi media lokale.
Për shumë nga delet, aksidenti ishte fatal ndërsa u raportuan njëherësh dhe përmbysje e shkatërrim makinash dhe një radhë aksidentesh në autostradë për pasojë. "Ishte shumë e pabesueshme. Para së gjithash pamë rrokullisjen e kamionit nga njëra anë dhe më pas u gjendëm nën një shi delesh",-tregoi një dëshmitar në vendngjarje Cristy Davis.
Ekipet shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjare e thanë se ishte një mrekulli që asnjë njeri nuk mbeti i vrarë në incident .