Al-Kaida dhe talibanët kërkojnë ndihmë nga militantët pakistanezë

Komandantët e militantëve islamik pakistanezë thonë se Al-Kaida dhe luftëtarët talibanë afganë kanë kërkuar nga ta që t`i lënë mënjanë dallimet dhe të përkrahin në luftën kundër forcave amerikane në Afganistan.
Komandantët pakistanezë thonë se kërkesa erdhi në dy takimet e mbajtura në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.
Ata thanë sot se komandanti i lartë i Al-Kaedës, Abu Jahja al-libi dhe kryetari i grupit më të rrezikshëm militant në Afganistan, Sirajudin Hakani kishin marrë pjesë në të dyja takimet. I pranishëm në takim ishte edhe Hakimullah Mesud, lideri i grupit më të njohur militant në Pakistan.
Komandantët që përshkruan takimin janë deklaruar në kushte anonimiteti, njofton agjencia e lajmeve AP.