E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, shtyhet gjykimi i Mubarakut

Gjykata në Egjiptit ka shtyrë për ditën e nesërme seancën gjyqësore në ngarkim të ish-liderit Hosni Mubarak, në mënyrë që të dëgjohen argumentet e prokurorisë.

Presidenti i larguar i Egjiptit, Hosni Mubarak ishte dërguar sot në gjykatë për të marrë pjesë në gjykimin e tij për vrasjen e mijëra protestuesve.

83-vjeçari Hosni Mubarak, përballet me ekzekutim, në qoftë se dënohet për urdhërimin e vrasjeve të protestuesve, gjatë kryengritjes që e rrëzoi atë në shkurt të vitit të kaluar.

Gjykimi i Mubarakut filloi më 3 gusht dhe ri filloi javën e kaluar, pas tre muajsh pauze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›