E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysi Ekspertize ligjeve me shumice te cilesuar

Partia Socialiste po kërkon të kapë 2 vite kohë pune të humbura në komisione, ndërsa nuk jep asnjë sinjal se ligjet me shumicë të cilësuar do të miratohen shpejt në Parlament, siç mazhoranca po shpreson.

Nënkryetarja e deputeteve socialistë Vasilika Hysi bëri me dije se do të kërkojnë kalimin në ekspertizë, jo vetëm të ligjeve me shumicë të cilësuar, gjatë shqyrtimit të të cilave grupi i tyre ka qenë në stinë bojkoti.

Një gjë e tillë do të kërkohet dhe për Gjykatën Administrative, ndonëse ngritja e saj u miratua me konsensus në komision dhe pas një ekspertize të plotë të misioneve të huaja që asistojnë drejtësinë shqiptare.

I vetmi ndryshim sot është se PS ka dhënë konsensus, jo me këtë grup parlamentar që ka sot, por me atë të parazgjedhjeve të 2009-ës, i cili në atë kohë bojkotoi seancën plenare kur ligji ishte në rend dite, i gatshëm për miratim.

Deputetet socialiste nuk do të pranojnë as miratimin me konsensus të ligjit për kufizimin e imunitetit të deputeteve, ftesë e bërë nga kryeministri Berisha në çelje të sesionit. Ky hap sipas zonjës Hysi duhet të ndërmerret vetëm me ndryshim të Kushtetutës, një lexim ndryshe ky nga ai i demokratëve, mbi Këshillën e Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Pritet që fillim e javës grupet parlamentare të japin qëndrime më konkrete, të cilat do të reflektohen dhe në seancën e radhës që këtë herë do të mbahet të martën. është seanca ajo që mund të vendosë rikthimin e ligjeve të miratuara më parë sërish në komisionin përgjegjës.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›