Ekzekutimi i gjyqtarit/ Metko Se shpejti do kemi nje emer per krimin

Kanë kaluar vetëm disa orë pas aktit kriminal tronditës ndaj gjyqtarit Skerdilajt Konomi dhe duket se së shpejti do të mësojmë edhe emrin e autorit.
Për këtë dha garanci kreu i policisë së Vlorës, Ylli Metko i cili në një deklaratë për gazetaret tha se “në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda po punojmë intensivisht dhe mendojmë se së shpejti do të ketë edhe një emër të autorit. Ngjarja është shumë e rëndë. Kësaj radhe krimi nuk ka kursyer as drejtësinë”
Nuk dihet ende se çfarë ka zbuluar grupi hetimore, por ajo që është e qartë ka të bëjë me faktin se specialistet më të mirë të vendit, si të Prokurorisë ashtu edhe të policisë janë angazhuar për zbardhjen e ekzekutimit me tritol të Skerdilajd Konomit mëngjesin e së premtes.
Paraprakisht nga organet hetuese thuhet se në mjetin e viktimës janë gjetur fijë flokësh që mendohet të jenë të autorëve, sikur prova të tjera që kanë bërë të ngrihet dyshimet e para mbi autorin e aktit terrorist ku mbeti i vdekur gjyqtari i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi.