Hysi sfidon Prishtinën
Hysi do ta sfidojë Prishtinën, në ndeshjen e parë të xhiros së tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra bardhezi është e motivuar pas fitores së thellë ndaj Llamkos Kosovës, por do të ketë punë të vështirë në kryeqytet, ku e pret skuadra bardhekaltër, e cila po ashtu është duke shfaqur formë të mirë dhe po e ndjek kreun e tabelës.
Të mërkurën, Drenica dhe Llamkos Kosova do ta kërkojnë fitoren pas një periudhe të gjatë, në përballje me Dritën dhe Hajvalinë, ndërsa Vëllaznimi luan me Besën në derbin e Dukagjinit. Trepça do të tentojë ta vazhdojë ritmin, pas fitores në duel me Drenicën, kurse lideri Trepça ’89 ka punë të vështirë në Prizren, ku e gostit Liria, në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje.
Raiffeisen Superliga – xhiroja e tetë
E martë
Prishtina – Hysi
E mërkurë
Ll. Kosova – Hajvalia
Vëllaznimi – Besa
Trepça – Ferronikeli
Drenica – Drita
E enjte
Liria – Trepça ‘89
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00