Hysni Milloshi: Socialistet zaptues, demokratet borgjeze
Ne xhaketen e tij mban nje steme te Che Guevares, si per te cuar deri ne fund lutjen e Enver Hoxhes, i cili sa ishte gjalle, shprehu deshiren te mos behej asnje steme me figuren e tij. Hysni Milloshi, kreu i Partise Komuniste te Shqiperise flet me shume pasion per komunizmin, e quan si sistemin me te mire, por njekohesisht, te paarritshem. Edhe nese e pyet nese ai eshte nje komunist, pergjigja e tij eshte: "Perpiqem te jem", duke e idealizuar nje koncept te tille. Pranon se Enver Hoxha nuk ishte i kulluar, porse sipas tij, pa udheheqjen e tij shqiptaret nuk do te kishin dale te fituar ne luften Nacional Clirimtare. Milloshi shpreh keqardhjen per faktin se socialistet nuk e perkujtojne diten e themelimit te Partise Komuniste, edhe pse jane pasardhes te saj. Me ardhjen e pluralizmit, sipas tij, ish-Partia Komuniste, me vone Partia e Punes dhe me pas Partia Socialiste, mori pasurite e komunisteve, zyrat, gazeten, gjithcka. Dhe sot, pas 70 vjetesh themelim, ata harrojne te bejne qofte edhe nje urim te vjeter. Por, si ishte regjimi me ne krye Enver Hoxhen, mekatet e ketij te fundit dhe shume dritehije te tjera, Milloshi i shpjegon ne nje interviste per "Koha Jone".
Shoku apo zoti Hysni?
Jam i varfer per t'u quajtur zoti, por modest per t'u quajtur shoku. Do te preferoja thjesht, Hysni.
Cfare do te thote 8 nentori per ju?
Per mua, 8 nentori i vitit 1941 eshte dita kur jane krijuar themelet e Shqiperise se re, shpetimi i ekzistences kombetare. Koha do te vertetoje se nese komunistet nuk do te fillonin kryengritjen e armatosur, Shqiperia do te dilte e mundur nga lufta dhe do te copetohej. Kete e kuptuan shpejt komunistet, ndaj vendosen themelimin e Partise Komuniste Shqiptare. Brenda vitit, PKSH bindi ministrat e Jashtem te Shteteve te Bashkuara, te Anglise dhe te Bashkimit Sovjetik per te njohur luften e popullit shqiptar, si pjese e koalicionit te madh anglo-amerikano-sovjetik. Vendimi per njohjen e luftes eshte marre me 2 Dhjetor 1942. Vetem ne kete vit, u varen 6 komuniste ne litar, si: Hamit Shijaku, Nikolla Tupe, Hami Mezezi, Shyqyri Ishmi, etj. Gjithashtu, ate vit u vra heroi Qemal Stafa, ndodhi epopeja e Vojo Kushit, e tre heronjve te Vigut. Po ne vitin 1942, Gjergj Dimitrovi njohu Partine Komuniste Shqiptare si anetare te Internacionales komuniste.
A ka mbetur dicka nga Partia Komuniste e disa dekadave me pare? Si e shihni sot, pas 70 vjetesh, Partine Komuniste?
Sot, pas 70 vjetesh, e shoh ne kete menyre: Me vjen keq qe ajo parti qe udhehoqi Luften Nacional-Clirimtare per liri e demokraci, pas 50 vjetesh ekzistence, e nderroi barrikaden dhe u hodh ne barrikaden komuniste. Sot, ajo parti, per te cilen derdhen gjakun mijera vete, me rastin e 70-vjetorit te themelimit, nuk thote asnje fjale. Asnje mesazh urimi, asnje deklarate per pervjetorin e lindjes se PKSH-se. Partia Socialiste, ish-Partia Komuniste, ka kaluar ne tradhti. Nese Qemal Stafa, fenomeni Vasil Shanto, Ramadan Citaku apo Enver Hoxha, do ta dinin se pas disa dekadash, ajo parti do te drejtohej nga nje bande dhe nje kryetar qe e barazon komunizmin me nazizmin, ndoshta nuk do te kishin sakrifikuar aq shume. Ish-Partine Komuniste, sot Partia Socialiste e Shqiperise, e moren horrat dhe e shnderruan ne nje cerdhe ku do te gjenin strehe pinjollet e bashkepunetoreve te fashizmit.
Cfare ndodhi, ne te vertete, me partine e komunisteve, pas ardhjes se pluralizmit ne Shqiperi?
Fill pas dates 12 Qershor 1992, pasi thane qe ne jemi vazhdim i Partise se Punes, me qellim per te marre pasurite, gazeten, zyren dhe pasi i siguruan keto me ligj, socialistet deklaruan distancimin nga Partia e Punes e Shqiperise dhe Enver Hoxha.
Kur e rithemeluat Partine Socialiste?
Me 10 Shtator 1992, u rikrijua Partia Komuniste e Shqiperise. Duke qene se komunistet kaluan sa ne Partine Socialiste, sa ne Partine Demokratike ose parti te tjera, PKSH u krijua nga ata njerez qe nuk kishin qene asnje dite ne Partine Komuniste. Mund t'ju jap nje detaj per te vertetuar kete: nga 37 rrethe, vetem 3-4 prej tyre jane kryetare ish-komuniste, te tjere nuk kane qene per asnje dite te vetme anetare te kesaj partie, me pare. Sot, Partia Komuniste ka rreth 7 mije anetare.
Hysni, cili ishte roli i Enver Hoxhes ne Partine Komuniste?
Mendimet per Enver Hoxhen jane te ndryshme, por mund t'ju them se ai kishte nje rol percaktues ne Shqiperi. Pa ate ne krye, lufta nuk do te fitohej. Dy faktore e cuan Shqiperine ne fitore. Faktori i pare, eshte populli me bijte e vet, te cilet dhane jeten per liri. Ndersa, faktori i dyte ishte Enver Hoxha.
Cfare mendoni per Enver Hoxhen? A kishte ai mekate apo ne perceptimin tuaj ishte udheheqesi ideal?
Per t'ju shpjeguar mendimin tim, po e nis nga thenia e nje poeti dhe filozofi kubanez. Teksa shpjegonte pikepamjet e tij ne lidhje me dy udheheqes lufte, ai shprehet: "Njeriu nuk mund te jete me perfekt se dielli, i cili me te njejtat rreze qe ngroh, me ato edhe djeg. Dielli ka njollat e veta".
Sipas kesaj filozofie, cilat jane njollat e Enverit?
Udheheqesi nuk eshte Perendi, por une mendoj se nuk duhen pare vetem anet e keqija te nje personi, por edhe te mirat. Madje, mendoj se duhet pare se nga peshon me shume kandari. Sipas nesh, kandari peshon me shume nga fitoret. Dua t'ju them se vetem ne 20 vjetet e pare me Enver Hoxhen ne krye, u bene transformime kolosale. Ai e mori Shqiperine me 90 per qind te popullates analfabete dhe e zhduku analfabetizmin. Ne vitet '60, dolen gjigante te shkences, artit, muzikes, etj. Por, ka pasur edhe te meta. Dua te them, vija e partise per luften e klasave, ne vetvete ishte e drejte, por ka pasur edhe shume teprime. Disa masa mund edhe te mos ishin dragoniane.
Per cilat teprime e keni fjalen? Per humbjen e disa jeteve njerezore?
Po, si pasoje e keqinterpretimit te luftes se klasave. Revolucionin e demtoi lufta brenda llojit. Disa "armiq klasash", ishin nder me te arsimuarit dhe intelektualet. Me kalimin e kohes, u krijua nje konformizem ne parti. U trondit demokracia, gje qe eshte vdekjeprurese per cdo parti. Pati gjithashtu, edhe shume gabime ne fushen ekonomike. Deri ne vitin 1980, ekonomia ka pasur tendence rritjeje. Jo deri ne luks, por te pakten njerezit nuk vuanin per te ngrene dhe per te jetuar. Madje, edhe vete Enver Hoxha nuk kishte nje rroge te madhe.
Sa e kishte rrogen diktatori?
Ai paguhej me pak se nje kovac ne Uzinen e Autotraktoreve. Nese ky i fundit merrte 18 mije leke ne muaj, Enver Hoxha paguhej 16 mije leke ne muaj. Ai kishte edhe nje karakteristike tjeter. I paguante gjithnje faturat, kur shkonte te hante dreke apo pinte dicka. Nuk perfitonte asgje falas.
Cili mendon se ka qene gabimi me i madh i tij, ne fushen e ekonomise?
Tufezimi. Sot e kesaj dite nuk dihet se si eshte arritur te merret ky vendim. Ne fillim, Hoxha ka hezituar, por udheheqja ia bente situaten fushe me lule. Filloi kriza e madhe ne fshat e qytet, nisen tollonat. Kundershtaret e Partise Komuniste permendin vetem keto gabime, por deri ne vitin 1975, situata ka qene e mire. Mendohet se pas vitit 1975, Enver Hoxhes nuk i raportohej me e verteta dhe ai nuk e dinte se c'behej. Me pas, u mor Ramizi me drejtimin e vendit.
Ai ishit ne varrimin e tij?
Nuk isha, sepse une nuk jam hipokrit. Nga njera ane, e kam kritikuar dhe nga ana tjeter, te shkoja atje. Ramizi kishte meritat e tij, ka dhene kontribut, por nuk kam qene asnjehere dakord per menyren se si e dorezoi pushtetin. Pra, thjesht per ceshtje ideologjie, vendosa te mos merrja pjese ne homazhet e tij.
Shoh qe ne xhakete mbani stemen e Che Guevares. Pse jo te Enver Hoxhes ose ndonje steme tjeter perfaqesuese?
Sa ishte gjalle, Enver Hoxha nuk donte qe te dilte ndonje steme e tij. Pas vdekjes, dolen disa stema, por preferoj te mbaj kete.
Cfare mendimi keni per zgjedhjet vendore te 8 Majit. Sa vota moret?
Zgjedhjet, pak a shume, ne standardin qe kane qene gjithmone ne Shqiperi. Kodi zgjedhor mund te them qe eshte kod nazist. Mora rreth 1500 vota ne kandidimin tim per kryetar bashkie.
A keni pasur ndonje oferte per te bere pjese ne ndonje koalicion?
Ndre Legisi hodhi idene qe ne te ishim pjese e koalicionit. E donim edhe ne nje gje te tille. Por, Partia Socialiste duket se eshte gati te beje koalicion me "djallin", vetem e vetem qe te mos beje me ne. Ne jemi perndjekur nga Partia Socialiste, qe presupozohet te jete pasardhesja e Partise se Punes.
Ne c'menyre?
Kemi ekzistuar si parti 6 vjet ne ilegalitet. Por, per fat te mire, Evropa nuk e lejoi nje gje te tille, pasi nuk kishte pse te jetonim ne ilegalitet. I plotesonim te gjitha kriteret per te qene nje parti e mirefillte. Ndersa, mund te them se nuk ka themelim te Partise Socialiste. Ishte Partia e Punes e Shqiperise, e cila u ndryshua ne Partine Socialiste. Kjo e fundit e gjeti gjithcka gati.
Tashme e shprehet qendrimin per Partine Socialiste si tradhtare. C'mendim keni per ate Demokratike? A mendoni se ka te mirat e saj apo vetem ane negative?
Nuk do te tregohesha objektiv po te thosha se nuk ka kontributin e saj. Marr si shembull rrugen Durres-Kukes, e cila eshte e mrekullueshme. Vertete jane hedhur akuza per vjedhje, por ama qytetareve qe e benin per 8 ore kete rruge, nuk u intereson shume qe eshte vjedhur, kur kete rruge e bejne per dy ore. Por, njekohesisht, ka edhe shume gabime, te cilat ne do t'i paguajme ne vazhdimesi. Nje komunist i vertete nuk duhet te kaloje ne ekstremitete, por duhet ta shohe cdo gje me objektivitet. Prandaj, them se ka shume anetare te Partise Komuniste, por eshte e veshtire te jesh komunist i vertete.
Cfare eshte komunizmi per ju?
Komunizmi eshte si qiriu. Nuk fiton asgje, digjet, dhe njekohesisht, leshon drite. Eshte nje sistem ideal dhe i barabarte per te gjithe. Nuk ka luks, por proletariat.
Qarkullojne hipoteza se Qemal Stafa dhe Mehmet Shehu jane vrare nga Enver Hoxha. Si mendoni?
Per Qemal Stafen nuk e besoj fare, te pakten nga disa deshmi qe kam degjuar nga njerez qe kane qene prane tij. Sa i perket Mehmet Shehut, te jeni te bindur se kembezen e ka shkrehur vete. Sidoqofte, eshte e sigurt qe ai ka qene ne nje gjendje te rende psikologjike, per shkak te mjaft kritikave qe iu drejtuan atij ne ate periudhe. Ka shume te ngjare te mos kete pasur rrugezgjidhje tjeter, per shkak te situates qe vinte nga udheheqja. Pra, Enver Hoxha mund te kete qene shkaktar i terthorte.
Gjon Gjergji, 70 vjec: "Krenar qe jam komunist, por i indinjuar nga qendrimi i socialisteve"
Gjon Gjergji, nga Mirdita, shprehet se eshte shume krenar qe eshte komunist. U uron te gjithe komunisteve gezuar diten e themelimit te Partise Komuniste Shqiptare dhe 8 nentori do te thote shume per te. Por, gjithashtu, ai shpreh indinjaten per faktin se si eshte katandisur Shqiperia. "Po qeverisemi nga borgjezet dhe jemi nen protektoratin e te huajve",- konkludon ai.
Lah Lleshi, 54 vjec: "Po harrohen heronjte legjendare shqiptare"
Lah Lleshi eshte nje komunist nga Hasi dhe e perkujton me mjaft dashuri dhe mirenjohje diten e themelimit te Partise Komuniste. Ai ka qene luftetar i UCK-se, ndersa i vellai i eshte vrare ne kete lufte. Behet fjale per Xhavat Lleshin, deshmor per lirine e Kosoves. Ai shpreh indinjaten qe po percmohen heronjte legjendare shqiptare, qe kane bere historine dhe eshte krenar qe perkujton themelimin e PKSH-se.