E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zef Bushati merr cmim te akorduar nga Presidenti i SHBA

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama, i ka akorduar cmimin ne fushen e "The President's Volunteer Service Aeard", zotit Zef Bushati, Kryetar i Partise Aleanca Demokristiane, shoqeruar me nje leter nga "The White House"- Washington, e cila mban firmen e Presidentit Amerikan Obama. Ne letren e tij, Presidenti i SHBA-se e uron z.Bushati: "Urime per marrjen e Cmimit "The President's Volunteer Service Award" dhe ju falenderoj per ndihmen tuaj per perqendrimin ne nevojat me urgjente te komunitetit tuaj dhe vendit tone." E nder te tjera shkruan se: "Kombet tona perballen sot me krizen me te veshtire ekonomike te kohes. Ne do ta rinojme Ameriken vetem nese do te punojme te gjithe se bashku. Individet, sektori privat dhe qeveria, duhet te kombinojne perpjekjet per te bere ndryshime reale dhe te qendrueshme, ne menyre qe cdo person te kete mundesi te permbushe potencialin e tij ose te saj". Me tej, duke e perfunduar letren, Presidenti Amerikan Obama, i shkruan Bushatit se "ndonese qeveria mund te krijoje me shume mundesi per ne, qe t'u sherbejme komuniteteve tona, kjo do te varet nga fakti se sa secili prej nesh do t'i shfrytezonte keto mundesi", kurse shton: "Faleminderit per perkushtimin tuaj ne sherbim te kesaj ceshtjeje dhe per gjithcka qe ju beni per te krijuar nje te neserme me te mire, per kombin tone te madh". Bushati ka dhene nje kontribut te cmuar qe ne oret e para te vitit 90, kur ne Shqiperi filloi lufta per shembjen e regjimit komunist dhe ndertimin e sistemit demokratik te ekonomise sociale te tregut. Nje nga themeluesit dhe prej 10 vjetesh kryetar i Partise Demokristiane ne Shqiperi, deputet, ambasador i Shqiperise ne Vatikan, zv/minister, zv/ambasador ne Itali, kryetar i Fondacionit "Papa Klementi XI-Albani" dhe mbajtes i disa cmimeve nderkombetare. "Eshte e vetekuptueshme, - u shpreh Bushati,- qe jam jo vetem i gezuar, por dhe shume krenar e i lumtur per kete cmim qe mora nepermjet koordinatorit te kesaj fushe ne Shtepine e Bardhe ne Uashington, z. Bernd Hohle."

Ky cmim, per z. Bushati, vjen si shperblim per pune te ndershme ne politike, per aktivitetin ne diplomaci dhe iniciativat vullnetare qe synojne arritjen e solidaritetit te perbashket ne shoqeri, ne sherbim te popullit e kombit shqiptar, ne te mire te integrimit dhe zhvillimeve sociale.

Cmimin "The President's Volunteer Service Award", Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, e jep cdo vit per individet, subjektet apo institucionet, qe i jane dedikuar vullnetarizmit ne te gjitha format e tyre, ne nje menyre serioze dhe te frytshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›