E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyypia, trajner i ri i Leverusenit

Sami Hyypia është emëruar trajner i përkohshëm në Bayer Leverkusen pas shkarkimit të Robin Dutt të dielën.

Ish mbrojtësi i Liverpoolit dhe Kombëtares finlandeze, 38 vjeç, do të asistohet nga trajneri i skuadrës U-19, Sasha Lewandowski pas ndryshimeve në stafin teknik që përcollën humbjen 2-0 në shtëpi nga Freiburg.

“Me Hyypian dhe Lewandowskin, ne duam të kthehemi në rrugën e duhur”, deklaroi drejtori sportiv, Rudi Voeller. Hyypia u pensionua nga loja verën e kaluar për të marrë licencën e trajnerit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›