Mancini pret rrëshqitjen e Unitedit

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini është optimist se rivali Manchester United do të humb pikë për të mbajtur skuadrën e tij në garë për titull në Premierligë.
Pas barazimit të Cityt me Sunderlandin, 3-3, United mund të kalojë në pesë pikë epërsi nëse arrin të fitojë kundër Blackburnit të hënën.
“Mendoj se United do të barazojë me Blackburnin. Tetë ndeshje janë të mjaftueshme që ata të barazojnë dy herë. Përderisa kemi mundësi të fitojmë titullin, do të japim maksimumin”, deklaroi ai.