Drama Petrov me leucemi

Kapiteni i Aston Vilës, Stilijan Petrov është diagnostikuar me leuçemi akute, duke tronditur futbollin britanik për të dytën herë brenda këtij muaji, përsa i takon shëndetit të futbollistëve që militojnë aty.
Lojtari 32-vjeçar i përfaqësueses bullgare nuk ka dalë në stërvitje, që prej ndeshjes së luajtur të shtunën kundër Arsenalit. Sëmundja e tij, një lloj tumori që prek qelizat e gjakut, u pikas pas disa testeve mjekësore të cilave lojtari iu nënshtrua pas përkeqësimit të një viroze gripale.
“Bordi drejtues i Aston Vilës ka marrë lajmin e keq se kapiteni ynë, Stilijan Petrov është diagnostikuar me leuçemi akute”, shkruhej në një deklaratë zyrtare të klubit. “Stilijan do të ketë të gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë, për ta ndihmuar deri sa kjo situatë të ketë një fund pozitiv”, thuhej në të.
Sëmundja e Petrov është problemi i dytë shëndetësor serioz që ka prekur lojtarët e Premier League-s gjatë këtij muaji. Diagnoza për bullgarin ka ardhur vetëm dy javë pasi mesfushori i Boltonit, Fabris Muamba pësoi një infarkt në fushën e lojës, në ndeshjen me Totenhemin.
Pavarësisht sëmundjes së rëndë të Petrov, Aston Vila do të zbresë normalisht në fushën e lojës për ndeshjen me Çelsin dhe sipas trajnerit Aleks MekLeish skuadra do të rrespektojë dëshirën e vetë lojtarit.
Stilijan Petrov është futbollisti me numrin më të madh të ndeshjeve me Kombëtaren e Bullgarisë, ku ai numëron 105 prezenca në fushë. Përpara se të transferohej të Aston Vila në vitin 2006, ai ka mbrojtur ngjyrat e skocezëve të Gllasgou Rejnxhërs.