Reali dhe Barcelona nuk refuzohen

Ylli i Tottenhamit, Gareth Bale ka pranuar se transferimi te gjigantët spanjoll, Barcelona ose Real Madridi, do të ishte i vështirë për tu refuzuar. Reprezentuesi uellsian vazhdimisht është spekuluar me largim nga White Hart Lane derisa beson se të gjithë do ta kishin vështirë të refuzonin superfuqitë nga La Liga.
“Nëse flisni për Barcelonën ose Real Madridin, dy klubet më të mëdha në botë, atëherë është njësoj sikur Redknapp dhe Anglia, një ëndërr jetësore”, deklaroi Bale për tabloidin britanik The Sun.
“Nëse i thoni cilitdo futbollist se mund të luajë për Barcelonën ose Realin, a do të refuzonin? Sigurisht se jo. Nëse merrni një ofertë atëherë duhet ta konsideroni seriozisht. Por, kjo nuk ka ndodhur, ende. Jam i përqendruar vetëm në Tottenham”, përfundoi ai.