Plagoset me armë 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.
I riu është paraqitur vetë në spital për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut”, njoftoi policia.
Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./vizionplus.tv