E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuar për shpërdorim detyre, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj kërkon transmetimin “live” të procesit gjyqësor ndaj tij

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili po përballet me akuzën për “shpërdorim detyre” në Gjykatën e Posaçme, ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tij të regjistrohet dhe të bëhet publik për qytetarët. Kërkesa u paraqit nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për dosjen e njohur si “Buka sha”. Sipas mbrojtjes, transparenca është thelbësore për një proces të drejtë dhe për informimin e opinionit publik.

“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, u shpreh avokati Ligori para trupit gjykues.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›