I akuzuari i Gërdecit padit Ministrinë e Mbrojtjes
Pas tragjedisë së 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec, Marku është pushuar nga detyra që mbante, pas tragjedisë së 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec. Ministria e pezulloi ish-drejtorin deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të dosjes “Gërdeci”.
Ndue Marku u shkarkua nga detyra katër muaj pas tragjedisë së Gërdecit. Ai pretendon se vendimi për pushimin është marrë në kundërshtim me statusin e nëpunësit civil.
Në padinë civile të dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, Marku kërkon detyrimin e të paditurit për të nxjerrë urdhrin për zbatimin e vendimit nr.148, datë 22.09.2008 të Komisionit të Shërbimit Civil për sa i përket pjesës së kryerjes së pagesës së plotë për periudhën nga data 01.07.2008 deri në datën 04.05.2009 dhe interesat bankare mbi këtë shumë deri në zbatimin e këtij vendimi.
Gjyqtari Asim Vokshi do të shqyrtojë padinë e Ndue Markut dhe do të vendosë nëse kërkesa e tij është ose jo e drejtë.