E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përshëndet marrëveshjen për demarkacionin

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Kristofer Dell theksoi se kjo marrëveshje është rezultat i negociatave qëllim-mira nga ana e përfaqësuesve të të dyja shteteve, dhe që për Kosovën përmbush një dispozitë të rëndësishëm nga Plani i Ahtisarit.

“Marrëveshja tregon përkushtimin e të dyja shteteve, për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet në rajon, duke përparuar drejt qëllimit të përbashkët, anëtarësimit të plotë në komunitetin e shteteve evropiane dhe euro-atlantike”, deklaroi Dell

Ai theksoi se kjo marrëveshje i hap dyert drejt themelimit të marrëdhënieve të plota diplomatike në mes të dy shteteve, që është një arritje në konsolidimin e rolit të Kosovës në rajon.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›