E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbyll hetimet për operacionin “I diplomuari”

Çështja penale në ngarkim të 41-vjeçarit Krenar Beqaraj, me akuzën e "falsifikimit të dokumenteve", është regjistruar në Gjykatën e rrethit të Tiranës
      
Beqaraj u arrestua në kushtet e flagrancës në gusht të këtij viti në operacionin e koduar "I diplomuari", i organizuar nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria e rrethit, në kuadër të luftës kundër krimit ekonomiko financiar.    
     
Forcat e policisë realizuan një kontroll të imtësishëm në banesën e tij, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e konsiderueshme dokumentesh të falsifikuara, përgjithësisht dokumente shkollore. Mendohet se i pandehuri realizonte falsifikimin e dokumenteve zyrtare për qëllime përfitimi.
     
Procesi gjyqësor ndaj 41 vjeçarit Beqaraj pritet të nisë së shpejti.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›