Turqia heq pagesat për vizat hyrëse të shqiptarëve
TIRANE- Cdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë drejt Turqisë nuk do të paguajë asnjë tarifë për vizën hyrëse. Vendimi është komunikuar sot nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, zoti Ilir Meta dhe homologu turk Davutoglu në një konferencë të përbashkët për shtyp që u zhvillua sot paradite në Tiranë.
Kryediplomati turk mbërriti mbrëmë në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Mbrëmë Kryediplomati turk ishte i ftuar në një darkë të shtruar për nder të tij nga ministri i Jashtëm Ilir Meta. Sot paradite, dy ministrat e Jashtëm zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas dolën para gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi.
“Kemi rënë dakord që të hiqen pagesat për vizat, e cila është jo vetëm një kosto financiare por dhe një barrierë psikologjike”- deklaroi ministri Meta.
Dy ministrat e Jashtëm vlerësuan si të “shkëlqyera” marrëdhëniet mes dy vendeve.“ Kemi rënë dakord për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy ministrive të Jashtme dhe për të zhvilluar takime e konsultime të vazhdueshme për të gjitha cështjet reciproke dhe cështje të tjera ndërkombëtare. Jam i bindur se republika e kolegut turk do të japë një tjetër dinamikë marrëdhënieve tona dhe së bashku me vizitën e presidentit Gyl në dhjetor në Shqipëri janë një mbyllje e shkëlqyer për këtë vit, dhe pozitive për vitin e ardhshëm.”- theksoi ministri i Jashtëm shqiptar.
Zoti Davutogluo, nga ana e tij, shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet dhe se vendimi për heqjen e pagesave për vizat është mjaft me rëndësi.
“Miqësia mes dy vendeve është në nivel të përkryer”- tha ministri i Jashtëm turk i cili informoi se vizitën e tij do e pasojë vetë presidenti turk Gyl në dhjetor të 2009.
Ministri i Jashtëm turk mbërriti në Shqipëri, pas vizitës që zhvilloi të premten në Bosnje Hercegovinë.
(s.g/BalkanWeb)