E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, lopa bëhet “mollë sherri” për vrasjen e pronarit

Reshat Adri është qëlluar për vdekje me armë gjahu nga një fqinj i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Sherri mes dy familjeve të fshatit Podgorie kishte nisur që në orët e mesditës, pasi lopa e viktimës pati hyrë për të kullotur në kopshtin e ekzekutorit.     

Fillimisht janë grindur femijët dhe më pas në sherr janë perfshire edhe prinderit e tyre, të cilët kanë kërcënuar dhe kanosur njëri-tjetrin për mosmarrëveshjet e krijuara.

Kur u duk se sherri u mbyll, rreth orës 20:00 të së shtunës komshiu i 45-vjecarit, i armatosur me një çifte, ka qëlluar në gjaknxehtesi e sipër ndaj bashkëfshatarit të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia bën të ditur se autori i vrasjes ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira e natës.

Ndërkohë, postblloqe të shumta policie janë ngritur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, për të penguar largimin e autorit, ndërkohë që kontrollet për kapjen e tij kanë vazhduar përgjatë gjithë natës në fshatin ku banon.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›