E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuari për sulmin në Bali, iu dorëzua Indonezisë

Umar Patek, militanti i dyshuar se ka pasur rol kryesor në sulmet me bomba në Bali të Indonezisë, në vitin 2002, është ekstraduar nga Pakistani në Indonezi.

Dyshohet se ai i ka krijuar bombat për sulme në ishullin Bali, nga të cilat u vranë 202 persona, shumica turistë të huaj.

Ai u arrestua në muajin janar në Abotabad të Pakistanit, qytet ku lideri i Al-Kaidës, Osama bin Laden, ishte vrarë nga komandot ushtarake amerikane, në maj të këtij viti.

Besohet se i dyshuarai Patek është pjesëtar i grupit militant islamik Xhama Islamija, që ishte fajësuar për sulmet në Bali dhe sulmet e tjera me bomba në Indonezi. Ky grup ishte i ndërlidhur me Al-Kaidën.

Zyrtarët e Indonezisë thonë se ai është arrestuar, ndërsa akuzat ndaj tij do të bëhen të ditura më vonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›