Incidentet në veri, hetohen edhe kryetarët paralel

Hetime intensive janë duke u zhvilluar për vrasjen e policit Enver Zymberi, në afërsi të Zubin Potokut, për djegien e pikës kufitare në Jarinje si dhe për shumë të shtëna me armë që janë bërë në Policinë e Kosovës, por edhe në pjesëtarët e KFOR-it.
Burime të gazetës "Koha Ditore" kanë bërë të ditur se prokurorët ndërkombëtarë dhe vendas kanë siguruar shumë dëshmi edhe nga mediat vizuale dhe ato të shkruara.
Sipas këtyre burimeve në kuadër të këtyre hetimeve janë futur edhe të ashtuquajturit liderë politikë të komunave veriore, të cilët, sipas të njëjtave burime, kanë bërë thirrje për djegie të pikave kufitare.