Pakistan. 6 të vrarë nga sulmet me bomba

Nga sulmet me bomba në qytetin veriperëndimor Peshavar në Pakistan, janë vrarë të paktën gjashtë persona.
Një prej shpërthimet ka ndodhur vetëm disa metra larg nga vendi ku, pak kohë më parë, një bombë e aktivizuar nga larg, goditi një makinë të policisë duke vrarë katër policë dhe një fëmijë.
Në shpërthimet janë plagosur 18 persona. Ndërkohë askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për sulme.