BIK-u të tregojë nëse e ka përkrahjen e LISBA-s

Kryetari i Kuvendit të BIK-ut, Xhabir Hmiti ka bërë më dije se askush nuk mund ta ndalë që të kandidojë për kryetar të këtij institucioni.
Duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve të LISBA-s, se nuk do ta lejojë ta marrë këtë post. Hamiti ka thënë se kjo lëvizje nuk është ajo që përcakton se kush duhet ta udhëheqë BIK-un. Në një intervistë për “Epoka e Re”, Hamiti ka ftuar BIK-un të tregojë publikisht nëse e ka përkrahjen e kësaj lëvizje. /Indeksonline/