I ati i ushtarakut që vrau gruan: Nuk dua t’ia di për shëndetin e tij
TIRANE - “Nuk dua t’ia di për shëndetin e tij...” Janë fjalë të rënda kur i mendon se i ka thënë një baba për djalin e tij, i cili ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Qerim Cani është tepër i tronditur nga krimi që ka ndodhur pikërisht në familjen e tij, ku pak ditë më parë djali i tij, Ilirjan Cani ka ekzekutuar me breshëri automatiku bashkëshorten e tij, Alketën.
Krimi në familjen Cani u ndëshkua nga e gjithë shoqëria, por duket se edhe babai i 39-vjeçarit e ka të vështirë në këto momente që ta falë djalin për krimin që ka bërë, duke i marrë jetën gruas së tij. Qerimin e gjejmë të ulur në hyrje të shtëpisë, ku pasditen e së hënës ndodhi krimi që i mori jetën nënës së dy djemve të mitur. Dhimbja duket se i ka shtuar edhe më shumë thinjat në flokët e tij. Askush në familjen Cani nuk është në gjendje të shpjegojë atë që ka ndodhur pak ditë më parë mes çiftit.
I pyetur nëse ka shkuar që ta vizitojë Ilirjanin në spital, Qerim Cani pohon se nuk ka shkuar. “Nuk kam shkuar që ta shoh sepse ai ka kryer një krim”, - rrëfen babai i 39-vjeçarit. Ndërkohë, ai pohon se nuk di gjë se çfarë do të bëhet me dy nipërit e tij të vegjël. “Fëmijët nuk e di se kush do t’i mbajë, sepse ende nuk është ndarë kjo punë”, - pohon Qerim Cani. Pas këtyre fjalëve, ai nuk pranon të thotë asnjë fjalë tjetër, pasi nuk mundet nga tronditja e thellë.
Ndërkohë, ushtaraku Ilirjan Cani ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën. Jashtë sallës së spitalit nuk gjen asnjë prej të afërmve të tij. Askush nuk e di nëse ata vërtet e kanë braktisur pas krimit që ka bërë, apo nëse të afërmit e tij nuk ndodhen vetëm për një moment në korridoret e spitalit.
Ngjarja
Alketa Cani u ekzekutua pak ditë më parë në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë nga bashkëshorti i saj, Iliriani. 35-vjeçarja u qëllua me pesë plumba në trup nga breshëria e automatikut. Pas kësaj, 39-vjeçari Ilirjan Cani u vetëplagos, ndërkohë që është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)