Kthimi i banesave, Totozani: Bashkia Tiranë të strehojë 5 familjet rome
Tiranë- Pas publikimit në media të historisë së 5 familjeve rome që duhet të lirojnë banesën në rrugën Mine Peza në Tiranë ka reaguar Avokati i Popullit.
AP-ja i ka rekomanduar Bashkisë së Tiranës që të strehojë 5 familjet rome, të cilat prej 50 vjetësh janë strehuar në banesën që sot duhet ti kthehet ish-pronarëve.
Më herët përmbarimi privat nuk ka mundur të largojë këto familje nga banesa e tyre. Familjet rome kërcënojnë se do të sakrifikohen me gjithë fëmijë, nëse shteti nuk i gjen strehim.
Afro 40 persona të komunitetit rom, pjesa më e madhe fëmijë nga 0 deri në 10 vjeç jetojnë në këtë banesë. Ata thonë se nuk kanë të ardhura për të jetuar diku tjetër me paratë që marrin nga mbledhje e materiale të riciklueshme.
Foto: Ilustruese