E Diel, 1 Nëntor 2026

Napolitano së shpejti në Shqipëri, mesazh Nishanit: Italia, vend mik juaji

kld-nishaniTiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i rizgjedhur i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.

I prita me shumë kënaqësi urimet tuaja të përzemërta me rastin e rizgjedhjes sime si President i Republikës së Italisë.

Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet me dy vendeve tona. Kam besim dhe ndihem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial,-thuhet në mesazhin e publikuar nga faqja e Presidencës Shqiptare.

Mësohet edhe se në këtë mesazh Presidenti Napolitano shpreh kënaqësinë e marrjes së ftesës nga ana e Presidentit Nishani për të vizituar vendin tonë dhe konfirmon vizitën në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›