E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet banda e hajdutëve të pushuesve, vidhnin me armë portofolët

grabitje-naten-me-maskaDurrës- Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen sepse kanë grabitur me dhunë pushuesit.

Sipas policisë Leonard Fierza, Hasan Tabaku 21 vjeç, Haki Nuci 24 vjeç dhe Jetmir Mera 19 vjeç nën kërcënimin e armëve u merrnin portofolët pushuesve.

Këta të fundit ishin pjesa më e madhe shtetas nga Kosova dhe vjedhjet sipas policisë kryeshin natën.

Uniformat blu thanë se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 katër të rinjtë në bahskëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur portofolat e tre pushuesve kosovarë nën kërcënimin e armëve.

Gjatë grabitjes ata kanë ushtruar dhunë mbi pushuesit. Policia thotë se një nga të arrestuarit është nga Shkodra, kurse tre të tjerët nga Burreli. Policia vijon hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›