I barabartë në Zagreb

Presidenti Fatmir Sejdiu ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri kroat Ivo Josipovic dhe është takuar me homologët e tij nga rajoni dhe përfaqësues të shteteve të tjera.
Ftesa për Presidentin e Kosovës nga autoritet kroate ka ndikuar që Presidenti serb, Boris Tadic të bojkotojë këtë ceremoni.
Në mesin e afro 70 delegacioneve shtetërore kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zelko Komsic si dhe Presidenti maqedonas, George Ivanov.
Pas ceremonisë së inaugurimit, Presidenti Sejdiu ka zhvilluar një takim të veçantë me Presidentin e ri kroat, Josipovic.
Sejdiu në këtë takim përsëritur gatishmërinë e Republikës së Kosovës që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat me Kroacinë.
“Interes i veçantë i bashkëpunimit do të jetë nxitja e investimeve të bizneseve të dy vendeve dhe që Kroacia të ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftim nga Zyra e Presidentit të Kosovës.
Presidenti Josipovic ka rikonfirmuar qëndrimin e Kroacisë për të mbështetur Kosovën duke theksuar se Republika e Kosovë është një realitet tashmë i pranuar ndërkombëtarisht.
“Përvojat tona në procesin e deritashëm të përgatitjes për anëtarësim në BE jemi të gatshëm që t’ua ofrojmë në mënyrë që Kosova të bëjë hapa më të shpejtë në këtë drejtim”, citohet të ketë Josipovic.
Presidenti Sejdiu është takuar edhe me presidentin slloven Danillo Tyrk, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, si dhe për mbështetjen që ky Lubjana mund t’i japë Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar të punojë për arritjen e standardeve, që kërkohen për integrimin në Bashkimin Europian dhe në NATO, kurse Sllovenia është një shembull i mirë i plotësimit të këtyre standardeve”, ka thënë Sejdiu.
Ndërsa, Presidenti slloven ka siguruar presidentin kosovar se vendi i tij do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën dhe aspiratat e saj për integrimet euroatlantike. Gjithashtu, ai ka theksuar se Sllovenia do të nxisë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, duke nxitur biznesin slloven të investojë edhe më tutje në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Zagreb, Sejdiu ka biseduar edhe me homologun e tij maqedonas, George Ivanov. Ata kanë vlerësuar lart marrëdhëniet në mes dy vendeve. Presidenti Sejdiu u angazhua për thellimin e mëtejmë të tyre.
“Në këtë kontekst, ai e siguroi Presidentin Ivanov se edhe Republika e Kosovës do të caktojë shpejt ambasadorin e saj në Shkup, në mënyrë që cikli i marrëdhënieve të ndërsjella diplomatike të kompletohet”, thuhet në kumtesën e Presidencës së Kosovës.
Nga ana e tij, Presidenti Ivanov ka theksuar zotimin e Maqedonisë për të mbështetur vendin tonë në procesin e integrimeve euroatlantike.
“Rajoni ynë ka perspektivë evropiane dhe ne do të punojmë së bashku që vendet tona të jenë sa më parë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO’s”, ka thënë ai.
Një takim të veçantë, Sejdiu ka pasur me me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Karl Bild, në të cilin theks i veçantë iu kushtua proceseve aktuale në Kosovë, të cilat, siç u theksua në takim, vazhdojnë të njohin rezultatet veçmas në zbatimin e Planit të Presidentit Ahtisari.
Ata kanë biseduar edhe për mundësinë që, krahas Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, të punohet më shumë në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave edhe për qytetarët e Kosovës.