E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtuam 2.4 milionë vende pune

Në raportin e American Recovery and Reinvestment Act që Joe Biden i ka dorëzuar presidentit amerikan, Obama, thuhet se plani për stimulimin e ekonomisë që u ndërmor nga administrata Obama, jo vetëm ka pasur efekte pozitive mbi PBB-në, por ka ngadalësuar edhe fenomenin e humbjeve të vazhdueshme të vendeve të punës.

"Nuk është e rastësishme që tregu i punës është përmirësuar ndjeshëm. Në fund të shtatorit 2009, Këshilli i Këshilltarëve të Ekonomisë konstatoi në tremujorin e parë se plani i stimulimit kishte krijuar ose shpëtuar më shumë se një milion vende pune. Në raportin e dytë, Këshilli cilësoi se trendi pozitiv po vazhdonte me 1.5-2 milionë vende pune të shpëtuara ose të krijuara në tremujorin e katërt të vitit 2009”, thuhet në raportin e Bidenit. Raporti përfundon me konstatimin se plani ka shpëtuar 2.4 milionë vende pune.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›