I bie shkembi ne koke, vdes ne galeri minatori
Galerite private vazhdojne te marrin jete njerezish. Vdes ne galerine private ne Bater te Martaneshit minatori 56-vjecar Mehmet Rama, i cili punonte ne tavanin e tunelit me thellesi 200 metra horizontalisht. Ngjarja ka ndodhur rreth mesdites se djeshme, kurse policia nisi hetimet per tragjedine dhe mori ne pyetje drejtuesit e firmes. Mehmet Rama banonte ne fshatin Gurre i Burrelit dhe prej disa vitesh punonte si minator, por aksidenti ne brendesi te galerise i ka kushtuar jeten. Ngjarja mesohet te kete ndodhur aksidentalisht, pasi 56-vjecari ka qene duke kontrolluar per siguri tavanin e galerise me leve, kur nje mase shkembore eshte shkeputur dhe e ka goditur ne koke, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ka qene mengjesi i djeshem, ku si cdo dite minatori Rama ka shkuar ne pune. Mesohet se galeria eshte ne pronesi te Agim Hyses, qe zoteronte nje firme private. Policia tha pas hetimit te kryer, 56-vjecari gjendej ne thellesi te galerise duke punuar me martelin e tij, per shkak te mosmarrjes se masave perkatese per cimentimin me lende drusore. Nga tronditjet e galerise gjate punes me martel, mesohet se eshte shkeputur nje masiv i madh me gure, te cilet kane nje perqindje te larte kromi, i cili e ka zene poshte trupin e minatorit. Nderhyrja e menjehershme ka qene pothuajse e kote, pasi goditja ka qene tejet e rende dhe per pasoje Rama ka humbur jeten. Vdekja e tij ka ardhur edhe per faktin se prane ketyre zonave te nentokes, edhe pse hyjne dhe dalin qindra minatore, nuk ka asnje sherbim te specializuar shendetesor, sic eshte e domosdoshme ne keto raste. Ngjarja e rende ka vene ne alarm policine e Bulqizes dhe asaj te Burrelit, te cilet me te mesuar kete lajm jane nisur drejt galerise. Vendi ku ka vdekur minatori, Batra e Martaneshit, eshte rreth kater ore nga rruga nacionale Burrel-Peshkopi, e cila degezohet ne vendin e Qafes se Buallit. Ky fakt ka bere qe policia te mberrije me shume vonese ne vendngjarje dhe ende nuk ka dhene asnje deklarate ne lidhje me arsyen e tragjedise. Nderkohe qe minatoret e tjere kane marre masat dhe kane nisur transportimin e minatorit te vdekur nga Martaneshi per ne fshatin Gurre te Burrelit, ku edhe do te zhvillohet ceremonia e varrimit. Edhe ne kete rast dyshohet se shkak eshte mungesa e zbatimit te rregullave te sigurimit teknik.
"Ethet e kromit", 60 firma ne gare
Nderkohe qe rritja e cmimit te kromit ka bere qe malet e kesaj zone te mbushen me firma private qe shfrytezojne stoqet e kromit. Mesohet se nje kg krom shkon ne vleren e 50 lekeve te rinj dhe kjo ka bere qe te punesohen nga subjektet edhe gra, pensioniste e femije. Ne zone veprojne 60 firma private qe shfrytezojne masivin.
Galerite e ferrit, 12 te vdekur ne nje vit
Viktima e djeshme e ka cuar ne 12 numrin e minatoreve te vdekur ne galeri brenda nje viti. Avni Durici, Besnik Alliu, Zaim Hysa, Hysen Elezi, Medi Jani, Sami Doga, Hekuran Gjata, Njazi Alliu, Perparim Haslika e Haki Kotja, e Novruz Gjoka jane 11 emrat e minatoreve te Bulqizes, te cilet humben jeten tragjikisht per shkak te kushteve skandaloze te sigurise ne minierat e kromit ne Bulqize, nderkohe qe kane mbetur jetime rreth 30 femije. Po ashtu edhe numri i te plagosurve rende te cilet kane humbur deri edhe gjymtyre, eshte edhe me i madh, nderkohe qe ne kete numer perfshihen emra grash por femijesh. Diten e djeshme gjeti vdekjen edhe minatori Mehmet Rama, ndersa edhe pse kerkohet hetim e bllokim te licencave te firmave qe shfrytezojne galerite, perseri numri i viktimave vijne ne rritje. Por edhe pse ne varrimin e Sami Doges, banoret e Bulqizes ne pamundesi qe zerin e tyre ta conin ne vesh te qeverise, vendosen t'i luten Zotit, duke ndjekur nje ritual krejt te vecante. Per disa minuta, ata lane ne arkivol nje thike te madhe, duke u lutur qe kjo te sherbente per te keputur zinxhirin e vdekjeve ne kete qytet. Por edhe kjo duket se nuk funksionoi, te pakten deri rreth mesdites se djeshme, ku u shenua edhe nje rast tragjik.