"Viza Shengen, jo standarde te dyfishta"

Viza Shengen dhe jo standarde te dyfishta per shqiptaret, kjo ka qene kryefjala e diskutimit te Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, te mbajtur ne Bruksel ne Konferencen "Perspektiva Evropiane per EJL". Teper e ashper dhe e shqetesuar ne lidhje me mundesite lehtesuese te ofruara per shtete te caktuara te Ballkanit, te cilat ndonese pas Shqiperise ne procesin e plotesimit te kushteve ne BE, u jane premtuar lehtesira per levizjen e lire ne vendet perendimore, Topalli nuk ka ngurruar te kerkoje nga ky organizem me teper elasticitet ne trajtimin e shqiptareve me viza. Ne kete konference, Topalli ka deklaruar se qeveria shqiptare eshte e ndergjegjshme per angazhimet e saj, por mendon se nuk eshte e drejte perdorimi i standardeve te ndryshme per vende te ndryshme sa i takon regjimit te vizave.
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, kerkoi dje ne Bruksel liberalizimin e vizave per shqiptaret. Ne fjalen qe ajo mbajti ne Konferencen "Perspektiva Evropiane per EJL", Topalli u shpreh se nuk ka perse Bashkimi Evropian te aplikoje standarde te dyfishta mes vendeve te Ballkanit per sa i takon levizjes se lire te qytetareve ne hapesiren Shengen. "Shqiperia ka nenshkruar MSA-ne ne qershor te vitit 2006. Ne presim me optimizem qe ne fund te muajit tetor te ketij viti te gjithe parlamentet kombetare te vendeve anetare te BE-se ta kene ratifikuar MSA-ne. Shqiperia ka hapur negociatat per liberalizimin e plote te vizave. Muri i Shengenit eshte nje problem serioz per qytetaret shqiptare, serish te izoluar dhe ne pamundesi per te levizur te lire", theksoi Topalli.
Gjithashtu, Kryetarja e Parlamentit shqiptar ka deklaruar ne Bruksel se qeveria shqiptare eshte e ndergjegjesuar per plotesimin e angazhimeve por se mendon se nuk eshte e drejte perdorimi i standardeve te ndryshme per vende te ndryshme sa i takon regjimit te vizave. "Une shpresoj se BE do te jete me fleksibel me Shqiperine ne lidhje me kete ceshtje", tha Topalli. Ne vijimesi, Jozefina Topalli uroi dhe shpresoi se Bashkimi Evropian do te marre ne konsiderate kerkesen e Shqiperise. Nderkohe nje tjeter ceshtje, ne te cilen eshte ndalur Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise jane projektet e rendesishme te infrastruktures per Ballkanin Perendimor. "Ne na mungojne keto projekte, por ne rrugen tone ne kemi nevoje per to", perfundoi Topalli.
Topalli eshte shprehur se zgjerimi me vendet perendimore eshte nje prove per ne, per te vazhduar me reformat. "Anetaresia e Shqiperise dhe e vendeve te tjera ne BE gjithashtu eshte nje prove per BE-ne. Per ne si edhe per ju, ky proces kerkon nje lidership te forte, nje vendosmeri te palekundur si dhe nje strategji te guximshme", ka nenvizuar Kryeparlamentarja shqiptare. Sipas Topallit, ky zgjerim ka nje mbeshtetje te forte dhe nga opinioni publik shqiptar, mbi 95% e popullsise, dhe ne te gjithe Ballkanin Perendimor ne teresi. Por ky proces kerkon nje komunikim te fuqishem me qytetaret e vendeve anetare te BE-se. "Tri dekada me pare, kur Spanja dhe Greqia dolen nga regjimet diktatoriale, anetaresimi i tyre ne BE dukej i paarritshem, per shkak te diferencave te dukshme ne lidhje me standardet e kerkuara. Por, lideret evropiane moren vendimin e guximshem per t'i bere anetare te Bashkesise Evropiane. Asaj kohe, ishin te shumte ata qe mendonin se ky pranim ishte i parakohshem, madje nje vendim kercenues. Por, koha ka treguar qe historia e ketyre dy vendeve, Spanjes dhe Greqise, ne bashkesine evropiane ishte e suksesshme", tha Topalli. Duke besuar njeheresh se dhe Shqiperia do te jete e suksesshme ne BE, ashtu si vendet e Ballkanit Perendimor ne BE.
Fratini hapi bisedimet ne mars
Komisioni Evropian hapi me 7 mars te ketij viti bisedimet me Shqiperine per heqjen e vizave. Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, gjate vizites ne Tirane dha mesazhin se levizja e lire e qytetareve shqiptare ne vendet e Bashkimit Evropian mund te arrihet brenda vitit 2009. Nje premtim te tille, Fratini e mbeshtet ne ecurine e reformave, por dhe ne shpresen se Shqiperia do t'i realizoje kushtet e vena nga BE. Ai u shpreh optimist se ky proces me Shqiperine mund te perfundonte brenda mandatit te kreut te KE-se, Barrosos, qe perfundon ne vitin 2009. Fratini e cilesoi kete mesazh si nje prove te madhe besimi ndaj Shqiperise.
Lehtesimi i vizave, qe ne janar
Procesi i liberalizimit te vizave do te filloje pikerisht atehere kur Shqiperia te kete nenshkruar me te gjitha vendet anetare te BE marreveshjen per lehtesimin e vizave. Nje marreveshje e tille ka hyre ne fuqi ne janar te ketij viti dhe pritet qe ky proces te startoje ne menyre te menjehershme. Kane perfituar nga kjo marreveshje, kryesisht ata qe kerkojne bashkim familjar, te semuret dhe invalidet, delegacionet e ndryshme, studentet qe kerkojne te studiojne jashte vendit, te perndjekurit, shtresat ne nevoje, gazetaret per sherbime te ndryshme jashte vendit si dhe kategori te tjera te popullsise ne vend.
J.Marena