E Shtunë, 31 Tetor 2026

I biri i Gaddafit do të gjykohet në Libi

Shefi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, Luis Moreno-Ocampo, ka thënë se qeveria e re e Libisë ka të drejtën të gjykojë Saif al-Islamin, të birin e diktatorit Muammr Gaddafi.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Tripoli, Ocampo tha se është e rëndësishme për Libinë që Saif al-Islami të gjykohet brenda Libisë.

"Libia tani ka ngritur qeverinë e vet të re dhe ata kanë të drejtën të gjykojnë Saif al-Islamin dhe Abdulah al-Senusin këtu. Në pajtueshmëri me rregullat tona, primatin e ka sistemi kombëtar. Nëse ata kryejnë procedurën, gjykata nuk do të ndërhyjë”, tha Luis Moreno-Ocampo.

Megjithatë, ai shtoi se do të jenë aty për t’i ndihmuar autoritetet libiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›