E Diel, 1 Nëntor 2026

Një pedofil dënohet më 315 vite burg

David Bostic, një 25-vjeçar amerikan në Indiana, është dënuar me 315 vjet burg për prodhim dhe shpërndarje të pamjeve pedo-pornografike të 5 fëmijëve, mosha e të cilëve sillej nga 2 muajsh në 4 vjeç.

Gjykata e ka shpallur fajtor për shumë akuza që lidhen me prodhimin dhe trafikun e pedo-pornografisë.

“Kjo çështje është një nga më të rëndësishmet e pornografisë me të mitur, e cila është hetuar nga FBI”, u theksua në një komunikatë.

Bostic ka “kryer agresione seksuale kundër pjesës më delikate të shoqërisë, e më pas ka shpërndarë pamjet tek një rrjet ndërkombëtar pedo-pornografik”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›